Një ditë më parë kërkoi shkarkimin e Metës, Rama sot niset urgjent në…

Kur na ndajnë vetëm 7 ditë nga mbledhja e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku do të diskutohet edhe hapja e negociatave me Shqipërinë, kryeministri Rama ka shkuar sot atje.

Vizita e tij atje ka dy qëllime, i pari për në vijim të procesit të lobimit për çeljen e negociatave dhe së dyti për të informuar për situatën aktuale politike.

Në takimin me Federica Mogherini, Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker, me të cilin në 19:30 do të dalin në konferencë të përbashkët për shtyp, Rama do i informojë edhe me kërkesën që PS ka nisur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pasi ai çdrekretoi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve.

Nga zëdhënësja e Federica Mogherini, Maja Kocijanciç, e cila në një postim në Twitter shkruante se “kjo është një çështje që institucionet shqiptare duhet ta trajtojnë në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike. Tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”.

Ndërsa reagimi tjetër ka ardhur nga Kreu i OSBE-së, Lajçak, i cili u bëri thirrje udhëheqësve politikë të demonstrojnë përmbajtje dhe respekt, për legjislacionin në fuqi, si dhe për rolet kushtetuese të institucioneve përkatëse demokratike.