Një lajm të keq dhe një të mirë/ E thotë amerikani Fauci: V.aksina gati, ja kur go.det pandemia e radhës



Dr. Anthony Fauci, këshilltar mbi pandeminë i presidentit amerikan Donald Trump, ka folur mbi zemërimin e kundërshtarëve të tij, marrëdhënien e tij të vështirë me shefin e Shtëpisë së Bardhë, gabimet e bëra nga SHBA-ja gjatë përpjekjes për të frenuar përhapjen e Covid -19, dhe optimizmin e tij të kujdesshëm se një vaksinë do të jetë së shpejti në dispozicion.



Por në një intervistë për “Der Spiegel” ai tha dy gjëra kryesore.



“Me këto ritme një vaksinë të sigurt dhe efektive, mund ta kemi në fund të këtij viti kalendarik, ose fillimin e vitit 2021”, tha ai.

Sa i përket pyetjes së kur do të kemi një pandemi të radhës ai thoët: “E vetmja gjë që është e parashikueshme tek pandemitë, është se ato do të ndodhin. Dhe e vetmja gjë që është plotësisht e paparashikueshme, është sesi do të jetë ajo. Dhe nuk kam për momentin as idenë më të mjegullt mbi këtë gjë. Shpresoj të mos jetë si kjo që po kalojmë tani.

Pra, nëse do të kemi një pandemi tjetër, dhe historia na thotë se do të ndodhë, shpresoj të jetë relativisht jo shumë e rëndë, dhe që mund të mbahet lehtësisht nën kontroll. Por sido që të jetë, nuk do të kalojnë as 10 vjet. Ndoshta do ta shohim njëri-tjetrin shumë më shpejt”.