“Një mashkull më kërkoi ta bëja me gruan e tij”, Peti tregon propozimet e pacipa në kohën e Kupës së Botës

Emanuel Peti ka treguar në një intervistë se fitoret në karrierën si futbollist kanë bërë që të ketë sukses edhe në fusha të tjera, përveç asaj të gjelbër. Sipas ish-mesfushorit, situatat e pazakonta larg tapetit të blertë janë shtuar pasi u shpall kampion bote me Francën në vitin 1998.

“Ishte e zakonshme që femrat të më afroheshin vetë dhe të kërkonin një mënyrë kontakti me mua. Nuk mund të ankohem në këtë aspekt sepse edhe më pëlqente. Momenti më i vështirë nga të gjithë më ka ndodhur në Londër, jashtë një restoranti teksa prisja një taksi.

Një çift u afrua pranë meje dhe mashkulli më kërkoi që të bëja ‘gjëra’ me gruan e tij teksa ai të na shihte. Refuzova, por ishte një episod nga ata që nuk harrohet”.