Një numër i madh njerëzish po hyjnë në PD, çfarë ka përgatitur Basha

Lideri i demokratëve Lulzim Basha sot pasdite ka mbledhur në selinë Blu, kryetarët e bashkive të djathta.

Në qendër të këtij takimi është vijueshmëria e aksionit opozitar.

“Basha do diskutojë gjerësisht axhendën e opozitës, ndërsa të premten pritet të mbledhë Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar”, thanë burimet.

Ndërkaq, bëhet me dije se opozita do vijojë protestat, pasi tashmë është shtuar edhe mosnjohja e zgjedhjeve të 30 qershorit.