Një person infektoi 533 punonjës të fabrikës, presidenti jep lajmin e trishtë

Një person i vetëm ka bërë që të infektohen me 533 persona që punojnë në një fabrikë. Kjo ka ndodhur në Ganë.

Lajmin e dha vet presidenti i shtetit afrikan, Nana Akufo Ado, shkruan CNN.

Qindra punëtorët e fabrikës së përpunimit të peshkut në Ganë janë testuar pozitiv, pasi kishin kontakte me një punëtor në fabrikën në qytetin portual Tema, tha presidenti në fjalimin e tij publik para kombit.

Akufo-Addo nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me masat që duhen marrë për situatën.

CNN i është drejtuar ministrisë së Shëndetit të Gana për komente dhe po pret një përgjigje.