Një sukses i jashtëzakonshëm/ Dua Lipa ‘rrëmben’ çmimin më të rëndësishëm

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka triumfuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Globa Aëardsl’, gjë u zhvillua mbrëmë.

Dua në ceremoninë ‘Global’ ka arritur të rrëmbej çmimin ‘Artistja më e mirë britanike’. Këngëtarja shqiptare ka postuar foto në Instagramin e saj duke falenderuar të gjithë bashkëpunëtoret dhe fansat për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë gjatë gjithë kohës.

“Faleminderit të gjithë fansave të mi, dëgjueseve dhe kujtdo në “Global Aëards” që votoi dhe mbështeti muzikën time. Faleminderit për çmimin “Artistja më e mirë britanike”. Një mbrëmje argëtuese me të dashurit e mi dhe një natë speciale.”- shkruan Dua.