Një t.merr i vërtetë, ja si shqiptarëve u jepet të hanë materiale ndërtimi

Shkurt, mund të thuhet se sot shqiptarët ushqehen edhe me materiale ndërtimi.

Dhe fatkeqësisht në vendin tonë nuk ka laboratorë që t’i identifikojë ato.

“Top Story” shfaqi ato që ishin pluhur tulle dhe pluhur allçie, që përdoren masivisht në ushqime. Pluhuri i tullave shërben si ngjyrues, ndërkohë që pluhuri i allçisë mund të përdoret për të forcuar produkte të tilla si djathi.

“Analiza instrumentale ka bërë të njohur edhe përqindjen e elementëve që nuk kanë qenë të njohura paraprakisht nga ne. Nuk na ka shkuar mendja që janë përdorur produkte, që janë totalisht të papajtueshme me përbërësit ushqimorë. Pluhura materialesh inorganike, pluhura materialesh inerte. Si ngjyrues janë përdoruar po materiale të tilla, por s’po hyj në detaje”, tha Prof. Dr Ilirjan Malollari, ekspert ushqimi për lëndët kimike.