Një tjetër lojtar në provë tek Vllaznia

Merkatoja tek Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk është mbyllur ende. Shkodra.News mëson se ditën e nesërme një tjetër lojtar pritet të vijë në provë e nuk përjashtohet mundësia që të jetë afrimi i radhës. Kjo pasi kemi të bëjmë me një lojtar cilësor dhe që mund ti shërbejë shkodranëve ne pjesën e mbetur të sezonit.

Bëhet fjalë pikërisht për Pavle Cvetinoviç. Një 22-vjeçar nga Serbia që ka luajtur me ekipet e Electra në Slloveni dhe Pelister Bitola në Maqedoni. Kemi të bëjmë me një basketbollist të gjatë, mbi 2 m dhe tepër efikas në gjuajtjet e 3 pikëve.

Deri tani, presidenti Xhaferi bashkë me drejtuesit e ekipit ka afruar në skuadër Javis Howard, Christian Bradford, Leo John Svete dhe Malik Carter, ku ky i fundit ka ardhur para pak muajsh, ndryshe nga tre të parët që kanë firmosur në janar. Kuqeblutë kërkojnë të përforcohen, pasi rrezikojnë rënien një kategori më poshtë. /ShkodraNews

Lexo edhe: