Një tjetër VIP në Tiranë me ko.ronav.irus, nuk ishte në Presidencë pasi në ka.rantinë ai…



Një tjetër personazh i njohur në Tiranë është prekur nga ko.ronavi.rusi. Ai nuk ishte në mes katër të përzgjedhurve të Partizanit nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për t’u dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” por nuk ishte dot i pranishëm



Sulejman Starova është shprehur se arsyeja është pasi ishte karantinuar në shtëpi, sepse ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.



Madje vetë Starova, apo “Bobi” siç i thërrasin miqtë, ka sqaruar mungesën e tij në ekranin e “ABC”- së, por edhe në cerominë e dekorimit të tij nga Presidenti Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”.

“Jam pozitiv me Covid-19. E kisha të pamundur të lëvizja për të marrë pjesë në ceremoni. Bashkë me bashkëshorten po qëndrojmë në izolim, pasi edhe ajo është pozitive. Tani jam mirë, por ditët e para kaq qenë e vështirë, me kollë dhe temperaturë.

Veçanërisht katër ditë kam pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje muskujsh në gjithë trupin. E fillova shpejt kurën, para se të bëja tamponin sepse bëra skaner. Aty dolën pikat e bardha që ishin fillimi Covid-19. Pas tri ditësh kurimi, më erdhi përgjigja që isha pozitiv. Menjëherë nisa me “bo.mbardim” ilaçesh: serum-antibi.otik hollues gj.aku vitamina c+d… Kjo më ndihmoi që ta merrja veten”, ka rrëfyer Starova, duke justifikuar mungesën e tij në mjediset publike.