Një ushtarak misterioz në fotot me Metën, Presidenca bën lëvizjen urgjente, i fshehin fytyrën dhe…



Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Izrael u takua me personelin ushtarak, një pjesë e të cilit dha kontribut të veçantë për tërmetin e 26 nëntorit.



Siç bën të ditur zyra e shtypit, Meta vlerësoi Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” duke shprehur mirënjohjen shtetërore, por edhe në emër të qytetarëve shqiptarëpër ndihmesën e jashtëzakonshme dhe profesionalizmin e lartë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit.



Ajo ç’ka bie në sy në fotot e publikuara është se Presidenca është kujdesur t’i mbulojë fytyrën njërit prej ushtarakëve në foto. Arsyeja mbetet enigmë, edhe pse dyshimet janë se personi në foto mund të jetë pjesë e shërbimit sekret ushtarak.