Njerëzit e pasur kanë një sekret , a e dini pse ata u pasuruan shpejt? Mësojeni edhe ju këtë rregull!

Kur përmenden emra si Bill Gates, Mark Zuckerberg, etj, na shkon mendja tek liderët më të suksesshëm të biznesit dhe ndër njerëzit më të pasur në botë. A e dini si janë pasuruar këta persona? Shumë prej tyre, të paktën një orë në ditë ia dedikojnë aktiviteteve që i konsiderojnë si praktikë mësimi të domosdoshme. Fenomeni quhet rregulli 5-orësh. Ja si liderat më të mëdhenj ndjekin rregullin 5-orësh!

Personat që e aplikojnë këtë rregull në punë kanë një avantazh. Ideja e praktikës së vazhdueshme përballë të punosh fortë edhe shumë, shpesh ngatërrohen. Gjithashtu, krijon fokus më profesional në produktivitetin dhe efiçencës, e jo në normën e përmirësimit. Si rezultat, thjesht pesë orë në javë për praktikë mësimi, do të bëjnë diferencën.

Leximi

Warren Buffett kalon pesë deri në gjashtë orë në ditë, për të lexuar pesë gazeta dhe 500 faqe të raporteve të korporatës. Bill Gates lexon 50 libra në vit. Mark Zuckerberg lexon të paktën një libër të ri çdo dy javë.

Elon Musk është rritur duke lexuar dy libra në ditë, sipas vëllait të tij. Mark Cuban lexon më shumë se 3 orë çdo ditë. Arthur Blank, bashkëthemeluesi i Home Depot, lexon dy orë në ditë.

Sipërmarrësi miliarder David Rubenstein lexon gjashtë libra në javë. Dan Gilbert, pronari i Cleveland Cavaliers, lexon një deri në dy orë në ditë.

Reflektimi

Në raste të tjera, liderët më të pasur në botë, e marrin kohën për të menduar dhe reflektuar. Drejtuesi ekzekutiv i AOL Tim Armstrong bën që ekipi i tij të kalojë katër orë në javë për të menduar.

Drejtuesi ekzekutiv i LinkedIn, Jeff Weiner programon dy orë në ditë për të reflektuar. Brian Scudamore, themeluesi i kompanisë 250 milionë dollarë O2E Brands, kalon 10 orë në javë vetëm për të medituar.

Eksperimentimi

Gjatë jetës së tij, Ben Franklin krijonte kohë për eksperimentime, duke ndarë mendime me individë të njëjtë dhe zhvillimin e virtyteve të veta.

Google lejoi gjithë punonjësit e vetë të eksperimentonin me projekte të reja, në 20% të orarit të punës. Facebook inkurajon eksperimente nëpërmjet Hack-A-Months.

Shembulli më i madh i eksperimenteve është Thomas Edison. Edhe pse ishte një gjeni, Edison iu afrua shpikjes së tij me përulësi. Ai identifikoi çdo zgjidhje të mundshme dhe më pas do të testonte sistematikisht çdo njërën prej tyre./Përgatiti: ShkodraNews