Njerëzit u kanë nxjerrë sekretet e lidhjes, por babai i Albit bën deklaratën e fortë për Albën

Pak kohë pas ndarjes nga partnerja e tij e jetes dhe e skenes, Klaudia Pepa, e cila iku ne Itali me projekte te reja qe asokohe, koreografi dhe balerini i njohur Albi Nako është përfolur shumë për lidhjen e tij të dashurisë me balerinën Alba Hoxha.

Mirëpo, Llaqi Nako duket se nuk preferon një nuse me profesionin e të birit.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit”, koreografi është shprehur: “Se çfarë profesioni do të ketë nusja e Albit, atë e di Albi, por unë do të thosha vetëm balerinë jo”.

Albi dhe Alba e kanë mohuar ekzistencën e një romance, mirëpo komentet e shumta të lëna nëpër fotot e njëri-tjetrit nëpër rrjete sociale i forcojnë gjithnjë e më shumë dyshimet.