Njëri djalë e braktisi edhe pas ikjes, nipi dhe Rezarta Shkurta veshur me të zeza, pamje nga ceremonia për Nexhmije Hoxhën. Kurorë lulesh edhe nga…

Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha e cila humbi jeten dje në moshën 99-vjeçare, e papenduar per te shkuaren, u percoll sot per ne banesen e fundit nga miq te aferm e familjare.

Ceremonia eshte zhvilluar ne Tirane. Sic duket edhe ne disa foto te shkrepura nga LSA-ja, njerezit i ka pritur djali Iliri dhe ne krah te tij, dukej nusja, Teuta, e veshur me te zeza.

Te pranishem kane qene edhe nipi, Ermali dhe nusja e tij, Rezarta Shkurta, gjithashtu me te zeza, madje edhe me syze te zeza, edhe pse dite shiu.

Nuk kane munguar lulet, e kurorat me lule, madje ne njeren syresh shenimi ngushellues ishte porosi qe nga Amerika. “Ngushellimet tona te perzemerta, nga familja Kujofsa, Boston”, lexohej ne kuroren me lule te bardha.