“Njeriu më i pabesë që ka pasur Shkodra”, trajneri shkodran shpërthen ndaj Ademit

Edi Martini njihet si një nga kritikët më të mëdhenj të Bashkisë Shkodër për mënyrën si ky institucion ka drejtuar klubin Vllaznia. Shpesh herë ai nuk ka ngurruar të thumbojë edhe vetë kryebashkiaken Voltana Ademi. E një gjë të tillë e ka bërë edhe para pak minutash.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, Martini komenton dekorin e Bashkisë Shkodër me rastin e festës së 100-vjetorit të klubit Vllaznia. E në këtë rast, Ademin e quan si të pabesë.

“Ironia e fatit. Kjo te vret naten e te qan diten. Do mbahesh mend si njeriu me i pabese qe ka pasur Shkodra ndonje here zonja kryetare e bashkise.” – shkruan Martini. Kujtojmë se Martini ishte një nga kandidatët për tu zgjedhur trajner i Vllaznisë në fillim të këtij sezoni, por më pas u zgjodh Hasan Lika. /ShkodraNews

Lexo edhe: