Njeriu më i pasur në botë nuk ka patur kurrë një Iphone, motivi është i habitshëm

Teksa pjesa tjetër e botës mund të jetë e obsesionuar me zotërimin e iPhone-it më të fundit, manjati Bill Gates nuk duket të jetë një prej tyre.

Gates zbuloi në një intervistë me “Fox News” në SHBA se ai vendosi të zgjedhë një telefon Android, nuk thotë se cilin, por zbulon se ka “shumë softuer të Microsoft-it” në të.

Në fakt, Microsoft ka shitur një version të veçantë të Samsung Galaxy S8, i cili përfshin më shumë aplikacione dhe shërbime të kompanisë të përfshira në pajisje.

Gjatë viteve të tij në Microsoft, Gates u “përlesh” me Apple në disa raste dhe thuhet se ndaloi përdorimin e iPhone-ve dhe iPad-ëve në shtëpinë e tij.

Megjithëse ai e etiketon bashkëpunëtorin e ndjerë të Apple, Steve Jobs, një “gjeni”.

Por duket se filantropisti legjendar nuk është gati ende të ketë një telefon të rivalit të tij.

Burimi: Mirror/ Përshtati: ShkodraNews