Njihuni me Arniden, vajzen shkodrane që po lufton krah mjekëve italianë kundër COVID-19

Italia, fqinji yne, dritarja drejt Europes për Shqipërine, sot lëngon në një betejë të ethshme kundër koronavirusit. Ne iu gjendëm prane edhe me 30 mjekë e infermierë shqiptarë.

Por ka shumë shqiptarë të tjerë, që jetojnë e punojnë në Itali dhe sot janë në front.

Për më shumë se 12 orë në ditë janë kontakti i vetëm për të sëmurët që mbushin pavionët.

“Tempora” ju sjell një ditë të Arnidës, vajzës nga Shkodra e cila punon si infermiere në një nga spitalët më të mëdhenj privat në Itali.

Këto ditë ajo është në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.

Nuk e mohon frikën e saj dhe të kolegëve, të cilët sot përballen me orë të tejzgjatura, dhimbjen e jeteve te shuara, të sëmurëve që i shohin ne dritë të syrit si të vetmet kontakte me botën.

“Kam frikë, si cdo njeri në këtë periudhë, por nga kurajo që më jep familja ime çdo ditë eci përpara e shkoj në punë me një buzëqeshje” thote ajo

E di mirë se çfarë i bën të ndihen mirë pacientët

 “Ajo që pacienti do nga ne është një buzëqeshje. Ne në këtë moment shumë të vështirë jemi me maska e tuta e buzëqeshjen tonë nuk mund ta shikojë por një fjalë të ëmbël ia ndryshon ditën i bën të buzëqeshë në këto momente të vështira që po kalojnë” na tregon Arnida.