Njihuni me shtëpinë e luksit të Fatmir Hysenbelliut, ky detaj do ju lërë pa mend

Një apartament rooftop, nga ku sheh gjithë Tiranën në pëllëmbë të dorës.

Vendi në mes të Tiranës ku Fatmir Hysenbelliu ka zgjedhur për shtëpinë e tij të luksit!

“Në Shqipëri nuk ka drejtor kreativ”, – thotë ai, – “shumë dyqane t’i sjellin orenditë apo gjithçka tjetër që ke nevojë. Por si ta vendosësh, kush shkon më shumë dhe me çfarë, e vendos një krijues i mirëfilltë”. Këtë rol e ka luajtur nga fillimi në fund vetë Oni.

Dhe një impenjim i tillë Onit i ka marrë mjaftueshëm kohë. Nëse me arkitekturën e apratamentit, me ndarjen e dhomave apo hapësirave të tjera janë marrë arkitektët, për të gjitha detajet plotësuese, ato që të sigurojnë rehatinë dhe luksin që vihet re sapo shkel pragun, është marrë vetë ai.

E vendosur në katin e fundit të njërit prej pallateve që ka ndërtuar i ati, mund të themi që nuk mungon asgjë: drita që hyn nga çdo anë, hapësirat e bollshme për çdo nevojë që mund të ketë një njeri (ose disa njerëz më saktë), detajet, kombinimet e ngjyrave, vendet e përshtatura për qetësim, për punë, hapësirat private e gjithçka tjetër. Shijojeni: