Njoftimi i çuditshëm nga ambasada e SHBA, ju që prisni vizat duhet ta lexoni

Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një këshillë për të gjithë shqiptarët që shkojnë në ambasadë për vizë.
Ajo u sugjeron që të merrni me vete vetëm pasaportën tuaj, formularin e konfirmimit DS-160 dhe formularët e tjerë të kërkuar.

Njoftimi:

“Gëzuar Ditën e Verës! Unë dhe Kenny mezi po e presim motin e ngrohtë dhe, si çdo të enjte, unë jam gati për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja rreth vizave. Ja dhe këshilla ime për këtë javë: Kur të vini në Ambasadë për intervistën tuaj për vizë, lërini çantat e mëdha në shtëpi. Ejani vetëm me pasaportën tuaj, formularin e konfirmimit DS-160 dhe formularët e tjerë të kërkuar. Gjithashtu, sigurohuni që të hiqni gjithçka nga xhepat përpara se të hyni në ndërtesë./ShkodraNews