Njoftimi sh.ok.ues/ Presidenti po pi një ilaç që e ndihmon të mos preket nga sëmundja e rëndë



Presidenti Trump tha se po merr një ilaç kundër malaries për të zbutur simptomat nëse preket nga k.oronav.irusi. Fjala është për ilaçin hidroksiklorinë, i cili nuk është i miratuar për të l.uftuar C.OVID-19-n.



96B509A9-3BE8-4EB6-AB99-F3C14AD580C4_cx0_cy2_cw0_w1023_r1_s



Presidenti Trump bëri njoftimin befasues.

Presidenti tha se po merr ilaçin që përdoret për të trajtuar malarien si një trajtim mbrojtës ndaj k.oronav.irusit.

Fillova ta përdor dy javë më parë pasi mendoj se është mire. Kam dëgjuar shumë histori të mira.”

Për gati dy muaj presidenti ka promovuar hidroksiklorokuinën si një trajtim për virusin. Presidenti tha se pyeti mjekun e Shtëpisë së Bardhë në se mund ta merrte – megjithëse tha se nuk kishte asnjë simptomë të virusit.

Por vetëm muajin e kaluar Administrata për Ushqimet dhe Ilaçet paralajmëroi kundër përdorimit të tij për COVID-19 jashtë spitaleve dhe provave klinike, pasi mund të shkaktojë probleme të zemrës.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean P. Conley tha të hënën në mbrëmje se “pas diskutimeve të shumta që pati me Presidentin në lidhje me provat pro dhe kundër përdorimit të hidroksilklorokuinit, arriti në përfitimin se të mirat e trajtimit i tejkalojnë rreziqet”.

voa