Noizy merr vendimin e papritur: Do largohem nga rrjetet sociale, kjo është arsyeja

Reperi Noizy ka njoftuar ditën e sotme se nuk do të jetë më aktiv në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij, reperi ka njoftuar se do t’i përkushtohet më shumë punës.

Duket se ai po punon për të sjellë produksione të reja.

 “Dua të them që po punoj për një album që do të jetë në CD. Në fakt ky do të jetë albumi i im i dytë në CD. Prandaj s’do të jem aktiv në rrjetet sociale. Do më falënderoni më vonë, gjithsesi”, shkruan Noizy në Instagram.