Nora publikon foton intime me Robertin, si dukeshin para 10 vitesh

Këngëtarja Nora Istrefi është bërë pjesë e sfidës së Instagramit, ku njerëzit po publikojnë foto para 10 vitesh dhe ka thyer rregullin e postimeve të Instagramit.

Ajo ka postuar një imazh me bashkëshortin e saj në fillimet e lidhjes në vitin 2009, ku të dy duken shumë të lumtur dhe të dashuruar. Më parë, Nora nuk postonte fotografi nga jeta e saj familjare, për të cilën Roberti deklaroi se e shoqja i përdor rrjetet sociale vetëm për të promovuar veten si artiste.

Trendi duket se e ka tërhequr dhe Norën, prandaj ka zgjedhur ti tregojë fansave fotografinë me dashurinë e jetës së saj.