‘Nuk bëj dot pushime’, Soni Malaj rikthehet fuqishëm dhe sfidon koleget: Nxora hitin e verës

Diva e muzikës shqiptare, Soni Malaj dy dite me pare ka sjelle kengen e saj me te re qe eshte bashkepunim me reperin e njohur.

Teksa ishte e ftuar në pushime On Top, ajo u shpreh se kenga është tejet ritmike e do të pëlqehet shumë nga publiku dhe do të kthehet në hit veror.

Soni nuk la pa përmendur që prej kohësh është nën menaxhimin e Alban Karabashit, pasi ai ishte personi që e zbuloi.

“E falenderoj shumë Alban Karabashin. Ai më ka zbuluar talentin dhe tashmë jam nën menaxhimin e tij.”-shprehet Soni.

“Kur më intervistojnë në Kosovë dhe më pyesin nëse do të bashkëpunoja me ndonjë nga labeli i “BabaStars” ju them gjithmonë se do të vazhdoj të publikoj projekte solo, ndërsa sapo erdha në Tiranë pas një interviste mora telefonatë nga Agoni. Agon Amiga është një nuhatës për klipe dhe një artist i vërtetë. E kam shumë mik të mirë. E kam ndjerë mungesën e gjinisë femër në videoklip pasi gjithë kohës jam me çuna. Por gjithçka shkoi mirë”-shprehet Soni Malaj.

Sa i takon jetës private, Soni u shpreh se angazhimet e shumta në koncerte nuk i japin mundësinë që ajo të bëjë pushime.

“Do jem e angazhuar shumë më koncerte, kam goxha ngarkesë dhe kjo më bën të mos bëj dot pushime këtë verë. Mezi po pres të lançoj projektet e radhës.”-shprehet Soni.