Nuk dinë të vishen, s’kanë etikë. Ish deputetja për koleget, ja ç’ndodh me femrat në Parlament

Ish-deputetja e PD, Lajla Përnaska e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora tha se në institucionet shqiptare th y het kodi i veshjes, teksa zbuloi edhe emrin e politikanes që sipas saj vishet më bukur në Parlament.

Lajla Përnaska: “Në institucionet e botës perëndimore, qoftë në Evropë, qoftë në SHBA respektohet shumë kodi institucional i veshjes dhe paraqitjes dhe janë shumë të avancuar si meshkujt dhe femrat e kësaj shoqërie në raport me Shqipërinë.

Ne këtu i thyejmë kodet, në aspekte shumë të thjeshta. Por ai lloj formati kur thyhet godet kështu që është e rëndësishme është që të jetë ekstravagancë pa kaluar n137 vulgartitet. Tek femra vulgariteti është ekspozimi i tepërt, nxjerrja e trupit që është e papranueshme dhe tek mashkulli janë modele të pacaktuara të papranueshme. Për sa kohë që është brenda estetikes dhe stil është patjetër e pranueshme.”

Moderatorja Arjola Shehu: Kush vishet më bukur në Parlament?

Lajla Përnaska: “Si paraqitje institucionale do veçoja si Mimi Kodhelin. Nuk gabon asnjëherë.”