Nuk dinim asgjë për jetën e tij familjare, por Ylli Baka zbuloi sot se dy djemtë e tij janë…

Ylli Baka, emër i njohur i muzikës shqiptare popullore të Jugut, është një prej këngëtarëve më të mirë që i ka marrë zemrën publikut.

Disa ditë më parë ai ka lancuar këngën e tij më të fundit dedikuar atdheut.

“Toka ime” quhet kënga në të cilën interpreton edhe aktori i madh Bujar Asqeriu.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan këngëtari tha gjithashtu se më datë 24 Maj do të organizojë një koncert recital me këngët e tij më të bukura. Baka po ashtu zbuloi se pjesë e koncertit do të jenë edhe djemtë e tij binjakë, të cilët do të këndojnë për herë të parë përpara publikut live.

“Këngët e dashurisë për atdheun janë ato që më bënë me emër dhe unë do të vazhdoj t’i këndoj vendit tim. “Toka ime” është nga veprat më të mëdha artistike që unë kam bërë, ndjej shumë emocion për të. “Toka ime” është krijuar me sensin e përbashkët të tokës shqiptare. Qershia mbi tortë e këtij klipi është i madhi Bujar Asqeriu. Kjo këngë do të jetë pjesë e repertorit të recitalit tim që do të mbahet më 24 Maj në Amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës në orën 20:00. Ky është recitali im i parë dhe do të ketë edhe artistë të tjerë. Një prej surprizave të asaj nate do të jenë edhe djemtë e mi binjakë që do të këndojnë për herë të parë përpara publikut live”, tha Baka.