“Nuk do ia fal kurrë, Berisha më bëri ministër pas sherrit”, vjen deklarata bombë

Kreu LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin e Adi Krastës foli për marrëdhëniet me Sali Berishën, një konflikt me të dhe disa gjëra që s’ka për t’i kapërdirë kurrë siç u shpreh ai.

Adi Krasta: Je drejtues i një partie inekzistente?

Dashamir Shehi: Po, mund të them që drejtoj një klub elektoral

Adi Krasta: Pra, jo grupim i rëndësishëm…

Dashamir Shehi: Jo, po të isha do kisha bërë tjetër përcjellje, disave do ua kisha treguar edhe vendin

Adi Krasta: Kryeministrat në Shqipëri kanë qenë të ashpër autoritarë, populli ua kërkon gati gati këtë…Në këtë prizëm edhe Berisha ka qenë i vështirë. Unë di që ke pasur marrëdhënie të lehtë me të…pse?

Dashamir Shehi: Është krejt e kundërta. Unë kam dhënë njëherë dorëheqje në ’93, deri sa desh i shkëputëm marrëdhëniet, por kam fituar autoritet dhe dinjitet. Pra, jam njeri që e dorëzon pushtetin për autoritetin. Atë ditë jam bërë ministër. Ka shumë gjëra të Berishës që nuk kam për t’i kapërdirë kurrë. Brenda llojit të vetë ca rregulla shteti ai i ka respektuar.