‘Nuk do mbaroni punë në shkolla, banka e spitale nëse…’, paralajmëron Lleshaj, ja thirrja e fortë



Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka paralajmeruar sot nga Kuvendi se do të publikojë së shpejti një paketë ligjore për regjistrimin e vendbanimit të gjithë qytetarëve të Republikës.



“Do paraqesim një paketë të plotë iniciativash ligjore të cilat do të pamundësojnë mbijetesën në Shqipëri për një njeri që nuk ka të regjistruar vendbanimin. Pra, ne do të sjellim një paketë që kushtëzon çdo lloj shërbimi në Shqipëri me pasjen e një adrese të përditësuar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Mungesa e këtij përditësimi do i bëj qytetarët të mos marrin shërbime elementare: Shkolla, spitali, banka”, tha ministri.



Gjithashtu shtoi se deklaratat për ndryshimin e vendit të votimit të zgjedhësve janë “aludime dashakeqe dhe të pavërteta”.

“Janë të gjitha aludime dashakeqe, dhe të pavërteta. I kam dëgjuar me përbuzje, aludime të papërgjegjshme të bëra nga aktorë mediatikë dhe politikë. Si përpjekje për alibitë e radhës, për humbjen e radhës”, tha Lleshaj

Lexo edhe: