Nuk duronte dot shef Renaton, por ajo që bën Ervini do t’ju lërë pa fjalë

Ervini, fitues i Hells Kitchen Albania, u bë protagonist duke kundërshtuar shef Renaton, madje duke dhuruar dhe spektakël në shumicën e rasteve.

Mbrëmjen e sotme ai ishte në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel.

Ai i ka rrëfyer moderatores së bën pjesë në një kompani që ndihmon studentët të punojnë jashtë vendit, prandaj ka vendosur që shumën e fituar ta japi për një student që do të studiojë jashtë vendit.

“Kam dëshirë që çmimin ta jap për bamirësi. Unë vet bëj pjesë në një kompani që ndihmon studentët të studiojnë jashtë vendit dhe dua ta jap si një bursë për një student që nuk e ka mundësinë për ta përballuar vet”, përfundoi Ervini, fituesi i Hell’ s Kitchen.