‘Nuk e di a e meritoj’, ç’ka ndodhur mes Rezarta Shkurtës dhe nipit të Enver Hoxhës?

Ish këngëtarja, tani biznesmene, Rezarta Shkurta është lakuar shpesh kohët e fundit për shkak të martesës me nipin e ish diktatorit Enver Hoxha.

Por sot, në familjen e saj është një ditë e veçantë pasi pikërisht bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha feston ditëlindjen.

Ajo ka zgjedhur rrjtetet sociale të shprehë fjalët më të ndjera për partnerin duke i ndarë kështu edhe me publikun.

“Çdo mbrëmje vë kokën në jastëk dhe kujtoj ditët që kalova dhe e vetmja gjë që më del nga shpirti është të falenderoj zotin që të solli ne jetën time…Nuk e di a e meritoj energjinë e pastër që më dhuron pa kushte, nuk e di a të meritoj ty që që je gjëja më e bukur që mund të më ndodhte…Gëzuar ditën e lindjes gjysma ime. Të dua në çmenduri!”, ka shkruar Rezarta në diçiturën e fotos me Ermalin.