“Nuk e duroj dot”, Arian Çani “ofendon” këngëtaren shqiptare

Arian Çani njihet për bëmat e tij.

Kënga “Vuj” e Ronela Hajatit gjatë kësaj Kënge Magjike është kthyer në një hit shumë shpejt.

Por një gjë e papritur ka ndodhur ditën e premte në Zonë e Lirë që na paska shpëtuar.

Teksa kjo këngë është luajtur në emisionin ‘Zonë e lirë’ të Arian Çanit gjatë rubrikës ‘Mix blind test’, moderatori i njohur ka lënë pa fjalë publikun me reagimin dhe thumbimin që ka bërë për Ronelën.

“Hiqe fare këtë Cherr se s’na intereson kjo këngëtare është kot fare bo bo bo. As nuk e përmend fare cila është, më krijon një kështu ajo mua nuk e dua jo. Hynë në atë kategorinë e këngëtareve që nuk i ashtu dot fare, më krijon një gjë negative shumë. Më mirë që se gjetët”, ka thënë Çani duke shtrembëruar fytyrën.