“Nuk e kam parë kurrë Shqipërinë në këtë gjendje”, Ahmetaj na frikësoi: Shpresoj të mos kalojmë në planin…



Ministri i Rindërtimit Arben Ahemetaj i cili po merret edhe me menaxhimin e situates nga koronavirusi pranoi se nuk e ka parë kurrë Shqipërinë në këtë gjendje, ndërsa tha se ekonomia do të pësojë një goditje të rëndë.



“Unë kam 30 vjet që punoj në ministrinë e Financave. Nuk e kam parë Shqipërinë asnjëherë si sot, ti numërova 92, 97, 2013. Është hera e parë që e shoh. Ne jemi te skenari A, unë shpresoj që të mos kalojmë te asnjë skenar tjetër. Shkon 60-70 milion dollar e kemi goditjen këtë muaj, muajin tjetër e kemi dyfish. Po e di çdo të thotë të humbasësh 400 milion dollar në 3 muaj. Nëse ne humbasim në mua 12 miliard të ardhura i bie që aq janë pensionet. Nuk është e kollajtë që të menaxhojë situatën”, tha ai ne abcnews.



I pyetur për PPP-të mjaft të diskutuara, teksa janë edhe një kërkesë e opozitës për tu anuluar, ministri tha se janë shërbime dhe një pjesë e tyre preken nga plani A i qeverisë.