“Nuk e mposhtni dot kurrë”, kjo është shenja më e fortë e horoskopit

Të pamposhtur.

Një nga shenjat më të forta dhe më besnike të horoskopit është shenja e Demit. Ajo është një shenjë e cila bën pjesë në shenjat e Tokës si Virgjëresha dhe Bricjapi, dhe si karakter i tillë ka aftësinë të shohë gjërat brenda një perspektive praktike dhe realiste. Kjo i bën ata njerëz punëtorë, miq dhe kolegë të shkëlqyer, që ndodhen gjithmonë aty për njerëzit që vlerësojnë.

Demi dallon për këmbënguljen e tij dhe kjo e bën veçanërisht të pavarur, arrin të përfundojë gjithmonë detyrimet e tij mjaft mirë dhe pa pasur fare nevojë për ndihmë. Praktik dhe me këmbë mbi tokë, është shenja që korr frytet e punës së tij në përgjithësi.

Pëlqen: atmosferën romantike, gatimin, kopshtarinë, jetesën e mirë.

Nuk Pëlqen: ndryshimet e papritura, komplikimet, çdolloj pasigurie.

Demi sundohet nga Afërdita, planeti i bukurisë, dashurisë, epshit, kënaqësisë, por dhe i krijimtarisë dhe mirënjohjes. Janë përgjegjës dhe bujarë përballë të tjerëve, por emocionalisht të pambrojtur nëse i lëndon ose u shkakton pasiguri. Megjithatë, pavarësisht nga dobësia e tyre emocionale, Demi ka një aftësi të veçantë të gjejë zgjidhje përballë çdo situate kaotike.

Demi është një shenjë e cila njihet dhe shumë sociale dhe shoqëruese me personat.

Demi dhe puna: Vendos qëllime të larta dhe me këmbënguljen e jashtëzakonshme që zotëron, arrin t’ia dalë mbanë.  Di si të fitojë para dhe nuk harxhon kot.