‘Nuk erdha në pushtet për karrige’, Kancelari austriak reagon pas dorëheqjes së menjëhershme

Kancelari i Austrisë Sebastia Kurz, ka dhënë dorëheqjen e menjëherëshme pas publikimit të video skandalit.

Duke u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme, Kurz është shprehur se erdhi në pushtet për t’I dhënë ndihmë Austrisë dhe jo për karrigen e tij.

“…Une nuk erdha ne pushtet per karrigen time. As per te permbushur nje ego. Erdha per te dhene ndihmesen per Austrine por, une nuk mund te qendroj ne pushtet ne kete situate prandaj, sot, jap doreheqjen dhe therrase zgjedhje te parakohshme”

Në një filmim të fshehtë nga viti 2017 zëvendës kancelari  Heinz-Christian Strache me gjasë i premton një oligarkeje ruse mbështetje zgjedhore për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë.

Videoja e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” bën fjalë edhe për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e fundit FPÖ arriti 26% të votave.