‘Nuk është i denjë për të jetuar’/ Del dokumenti ku Braho dënonte njerëz me vd.ekje

Shkrimtari i njohur Agron Tufa, ka lëshuar disa akuza të forta në drejtim të Spartak Brahos. Tufa ka publikuar një dokument ku tregohet se Spartak Braho gjatë kohës së komunizmit ka firmosur për dënimin me vd.ekje të një personi.

Në këtë dokument Braho thotë se personi që duhej ekzekutuar nuk ishte i denjë për të jetuar.

Ja postimi i Tufës:

Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti Spartak Braho, që kanoset nga salla e Kuvendit pluralist per prerje kokash, ka dhene dhe denime kapitale me Vdekje. Në dokumentin e meposhtëm, (një nga disa dënime me vdekje qe ka dhene deputeti Braho kur ushtronte drejtesine enveriste), shihet qarte se sa i politizuar behej akti i denimit (jopolitik) me vdekje. Referenca dhe pasqyra e llogarise eshte Komiteti i Partisë së rrethit, ndersa per te denuarin me vdekje sajohen demonizime, sikur stervitej per te vrare kuadrot e ushtrise. Kjo, si duket, akordohet ne një linjë nxirjeje të të dënuarit me vdekje, i cili, si person, sipas Brahos:

a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshem;

b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar qe ka “strehuar kriminelë” me 1948 dhe ka te dënuar politikë, dmth, familje antikomuniste