Nuk është më Norvegjia, s’jua merr mendja cili është vendi më i lumtur në botë

Norvegjia nuk është më në krye të vendit më të lumtur në botë. Një studim i fundur ka vendosur Finlandën në këtë pozicion.

Raporti Botëror i Lumturisë theksoi gjithashtu edhe rënien e SHBA-së, me një krizë të obezitetit, abuzimit me substanca dhe depresionit.

Studimi zbulon se katër vendet e para janë zënë nga vendet nordike, me Finlandën të parën dhe pas saj është radhitur Norvegjia, Danimarka dhe Islanda.