Nuk është vetëm Tirja, p.las skandali dhe në një tjetër spital, mjeku i oksigjenit përfshihet në skemën e…



Pas skandalit me sanitaren e “Shefqet Ndroqit”, Tire Alldërvishi, policia ka zbuluar se oksigjenisti në spitalin e Kavajës, përfitonte para me bombolat e oksigjenit të cilat i ka shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm.



Sipas bluve të Kavajës, në pranga ra shtetasi M. Sh., 26 vjeç, me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës.



Sipas denoncimit qe ka marre policia, i riu duke shfrytezuar detyren e tij, kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t’ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa.

Njoftimi nga policia e Kavajës

Mori pa autorizimin e institucionit mjekësor 30 bombola oksigjeni, arrestohet në flagrancë 26- vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 30 bombolat e oksigjeni që ishin shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit të marrë se shtetasi M. Sh., me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës, kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t’ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e një punë të vazhdueshme dhe veprimeve profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ka marrë 30 bombola oksigjeni në institucionin ku punonte, pa autorizimin e drejtuesve, dhe më pas i ka shpërndarë ato nëpër banesa të qytetarëve të ndryshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre”.