Nuk flasin asgjë/ 60 minuta në takim kokë më kokë me Bashën, largohen ambasadorët

Pak më shumë se 60 minuta ka zgjatur takimi i kryetarit të PD Lulzim Basha me ambasadorët e SHBA, të Britanisë së Madhe dhe të Italisë.

Basha ka zhvilluar takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim, me ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe ambasadorin britanik në Tiranë, Duncan.

Takimi ishte fokusuar tek ccështja e reformës zgjedhore. Duhet nënvizuar se ambasadorët në largim nga Selia e PD nuk dhanë asnjë koment për gazetarët.