Nuk i del inati Klevis Balliut/ Kër.cënon keq: Në kokërr të bur.gut të gjithë ata që…

Për herë të dytë Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është liruar nga gjykata pasi është arrestuar për bllokim të rrugës gjatë protestës së Unazës së Re.

Në një intervistë të dhënë sot për Syri Tv ka komentuar ngjarjet e ndodhura në Unazën e Re si edhe arrestimin e protestuesve.

Ai bëri të ditur se janë dokumentuar të gjithë policët dhe drejtuesit e tyre që duke shkelur ligjin kanë firmosur urdhra të paligjshëm.

‘Le të më japin një shembull në botë që protestat nuk bëhen në rrugë. Edhe vetë policia kur ka protesta bllokon rrugën. Kodi penal për bllokimin e rrugës nuk ka lidhje me protestën se kjo është e drejtë kushtetuese e qytetarëve. Por një prokurore që nuk ka lënë dosje kri.minale pa fshehur dhe shkat.ërruar sigurisht do merret me protestuesit. Kjo prokurore  ka nisur hetime vetëm për qyterarë të ndershëm të këtij vendi.  Një prokurore që merret me shpifje ndaj banorëve të Unazës. Mua më mbajtën në parapagbu.rgim për dy ditë se i kisha thyer krahun një polici. Po kalon 6 muaj, a mund ta shikoj gra.finë ku është kjo dora e thyer e policit. I garantoj që do të përfundojnë në kokërr të bur.gut. Të gjithë ata që kanë kapur në shpifje, në pengesën e qytetarëve për të prote.stuar do mbajnë përgjegjësi penale. I kemi të gjithë emrat.

Deri sot 12 muaj protestuesit kanë kërkuar dialog me qeverinë, dhe e kam thënë në çdo fjalim pro dialogut  jo dhu.nës. Dhe zgjidhje ka pafund. Dhe Sandër Lleshaj ditën që unë u arr.estova tha se zgjidhja duhet të jetë institucionale, Le të japin orën dhe datën. Po mua më çudit ç’punë ka Lleshaj me këtë punë. Në vend që të çojnë njerëz për të dialoguar çojnë njerëz për ti dhunuar.’-tha Balliu