Nuk i ndërroi targën makinës së kishte blerë, çfarë i ndodhi doktorit të njohur në Tiranë…

Kardiokirurgu Dervish Hasi, automjetit I të cilit u hodh në erë me tritol,  rrugën “Belul Hatibi” në Tiranë thotë se gjithçka mund të ketë qenë një ngatërrim i objektivit. Hasi shprehet për Fax News, se nuk ka asnjë ide se kush mund të jenë personat që kanë vënë lëndën plasëse në automjetin e tij.

Hasi heq kategorikisht mundësinë e lidhjes së kësaj ngjarjeje me profesionin. Sipas tij, ka shërbyer me ndershmëri e përkushtim dhe në mënyrë absolute nuk ka lidhje me të qenit mjek. Njëkohësisht, Hasi thotë se nuk ka patur asnjëherë konflikte me persona të caktuar, edhe në jetën e përditshme.

Nga ana tjetër, kardiokirurgu Hasi thotë se i vetmi dyshim me këtë ngjarje është ngatërresa e objektivit. Sipas tij, një vit më parë ka blerë automjetin në fjalë dhe nuk i ka ndërruar targat. Kjo ka bërë që të dyshoj në mundësinë e goditjes së pronarëve të mëparshëm. Gjithsesi, kjo mbetet akoma në kuadrin e dyshimeve fillestare.