Nuk i qenkan ndarë sherret/ Rezart Veleshnja nuk paska folur për dy javë me Xhemi Shehun, zbulohet arsyeja

Rezart Veleshnja u bë mjaft i komentuar ditën e djeshme pasi i hakuan Instagramin, duke i publikuar postime aspak të hijshme.

Në një rrëfim për emisionin “Sekretet e Portokallisë”, Xhemi Shehu ka treguar një ngjarje që i ka ndodhur pak kohë më parë me aktorin në fjalë.

Siç rrëfeu moderatorja asaj i është dashur që të bëjë një pjesë me Rezartin, mirëpo ai e zgjati aq shumë pjesën e vetë sa që Xhemi u detyrua t’i bërtiste dhe t’i kërkonte të nxitonte në mënyrë që të mbaronin.

Por Rezarti nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjë dhe e ktheu të gjithë pjesën në një monologë duke mos e përfshirë Xhemin.

“Iku dhe më la si pemë”; tregoi Xhemi dhe më pas tha se për 2 javë ata të dy nuk folën më me njëri tjetrin.