“Nuk i shkoj dot në shtëpi se ka gruan dhe fëmijët, por në makinë me të e bëjmë flakë”

E dashur Deidre,

Unë jam në një lidhje dashurie me shokun më të mirë të bashkëshortit tim. Disa thonë se është e pamundur të duam dy njerëz njëkohësisht, por tek unë kjo po ndodh realisht.

Kam një martesë 18 vjeçare. Sot jam 44 vjeç. Njohja me mikun e tij më të mirë ndodhi gjatë gjashtë muajve të fundit. Ata janë të dy 46 vjeçarë.

Miku i tij është i martuar dhe mes nesh gjithçka nisi kur ai më tregoi problemet e martesës së tij një ditë. Telefonoi dhe kërkoi burrin tim, i cili ishte jashtë shtetit, kështu që dolëm bashkë. Në një moment i dhashë atij një përqafim, i cili u pasua me një puthje dhe aty…nuk u ndalëm më. Kërkuam për një vend të qetë, por përfunduam duke kryer marrëdhënie seksuale në makinën e tij. Nuk ka asnjë mënyrë që ne të mund të shkojmë në shtëpinë e tij për shkak të gruas dhe fëmijëve të tij.

Unë kurrë nuk kam bërë një gjë si kjo më parë. Ai më bën të ndihem e sigurt dhe e dëshirueshme. Por, kohët e fundit ai ka filluar dhe më shmanget, më thotë se është i zënë dhe nuk mund të më takojë, por do të tentojë përsëri javën e ardhshme.

Kur e pyes, ai thotë se i pëlqen të kalojë kohë me fëmijët e tij para se të shkojë në shtrat me mua.

Ndonjëherë mendoj se ai tani ka gjetur një tjetër dashnore dhe se unë kam mbetur ajo budallaqja që jam fiksuar pas tij!/Përktheu: ShkodraNews-Burimi: The Sun