Nuk jemi më zonë e rrezikshme! Manastirliu jep lajmin e papritur: Çdo javë e do lajmërojmë…



Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e covid19. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë fjalës së saj në Kuvend, ndërsa ka folur dhe për situatën epidemiologjike në dy javët e fundit.



“Vendi ynë, bazuar në të dhënat epidemiologjike, ka dalë nga zona e kuqe, pra nga zona e riskut së Covid19, krahasur me vendet e tjera, qoftë të rajonit dhe qoftë të Europës. Kjo falë masave të shënjestruara dhe efekteve të vaksinimit që, sipas ekspertëve të shëndetit publik, po fillojnë të ndihen”, tha Manastirliu.



Duke folur për kalendarin e vaksinave, Manastirliu bëri me dije se pritet lëvrini i metëjshëm i dozave të vaksinave, për të zgjeruar fashat sipas grupeve të riskut.

“Pak ditë më parë kanë mbërritur në Shqipëri 11,700 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës sonë me kompaninë Pfizer dhe sasia e parë e dozave që vijnë në kuadër të mbështetjes së instrumentit të Bashkimit Europian. Ndërkohë që çdo javë pritet lëvrimi i mëtejshëm i kontratave të lidhura, duke siguruar dozat e dyta por edhe duke zgjeruar fashat, sipas grupeve të riskut”, bëri me dije Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë ka folur në Kuvend për sigurinë e vaksinave që përdoren në vendin tonë për të cilat u shpreh: “Të dyja vaksinat, Coronavac dhe Sputnik po vlerësohen për aprovim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga Agjencia Europiane e Barnave. Sot sigurisht që disponohen shumë më shumë evidenca shkencore për efikasitetin e vaksinave. Emëruesi i përbashkët për çdo vaksinë është një dhe vetëm një: Vaksinat ulin drastikisht efektet e rënda në shëndet dhe fatalitetet nga COVID 19”.
Duke shprehur vendosmërinë për të rritur disponibilitetin e vaksinave në vend me qëllimin vaksinimin e gjithë popullatës brenda pranverës së vitit që vjen, Manastirliu tha se brenda muajit maj do të përmbyllet vaksinimi i stafeve të operatorëve turistik për të pasur një sezon turistik më të lehtësuar.
“Ne jemi duke bërë gjithçka që kemi në dorë për t’i paraprirë një sezoni turistik krejt ndryshe nga ai i vitit të shkuar, me më shumë lehtësi. Ndaj do të përmbyllim brenda muajit maj vaksinimin e plotë të stafeve të operatorëve turistik, për një sezon turistik përtej pandemisë”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se vendi ynë ka aktualisht një incidencë të ulët, në nivelet e 26.6 raste për 100 mijë banorë nga 30.7 raste për 100 mijë banorë në javën pararendëse. Vijon incidenca dy javore të mbetet e ulët në nivel 52.4 raste për 100 mijë banorë. Ka një rënie të pozitivitetit total, sipas javëve në 3.8 %. Ndërkaq numri i pacientëve në spitale është ulur, në 111 të shtruar.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 572,226 doza të vaksinës kundër covid19, prej të cilave 453,364 vaksinime për persona mbi 60 vjeç. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë mbi 746 mijë vaksina anticovid.

Lexo edhe: