Nuk jua merrte mendja! A e dini pse unaza e martesës vendoset në dorën e majtë?

Pjesa më e madhe e besëtytnive që ne kemi trashëguar vijnë nga e shkuara.

Po ashtu, edhe unaza e martesës e cila vendoset në dorën e majte ka historinë e saj.

Egjiptianët e vendosnin unazën në këtë gisht, pasi besonin se brenda gishtit të katërt ka një venë, “vena amoris”, e cila mbërrin direkt në zemër, simbol i emocioneve, por mbi të gjitha i dashurisë. Më vonë, edhe të krishterët e adoptuan këtë traditë duke vendosur unazat në dorën e majtë:gishti i madh, ai tregues dhe gishti i mesit tregojnë trinitetin, gishti i katërt unazën martesore.

Në veçanti, në shumicën e vendeve, unaza vendoset në gishtin e katërt të dorës së majtë, për shkak se kjo dorë në përgjithësi është më pak e përdorur, dhe për këtë arsye më shumë e lirë dhe e mbrojtur.

Në vende të tjera, si për shembull Holanda dhe Spanja, unaza martesore mbahet në gishtin e katërt të dorës së djathtë, pasi duke filluar nga shekulli XVI kalvinistët dhe protestantët vendosën të kundërshtojnë Kishën Romake dhe më pas të braktisin të gjitha zakonet e saj.