Nuk ka bo.mba molotov, s’e keni idenë kush është “ar.ma e re” e protestuesve

Vazhdon protesta e pestë kombëtare e opozitës.

Protesta e opozitës vijon tashmë prej rreth një ore, ndërsa ajo që bie në sy është mungesa e bom.bave mol.otov.

Dy ditë më parë dhjetra shishe me benzinë u hodhën në drejtim të institucioneve si Kryeministria, Kryesia e Kuvendit dhe Parlamenti, duke shkaktuar edhe të pla.gosur si nga rradhët e uniformave blu edhe nga protestuesit.

Por këtë herë, pas thirrjeve të ndërkombëtarëve kundër dhunës, opozita duket se ka hequr dorë nga molotovi, megjithat një protestues është shfaqur me një “armë” paksa më arkaike.

Në foton e realizuar nga BIRN ai duket teksa mban në dorë një palë llastiqe, apo furkaçe siç quhen në disa zona. Gjithashtu nuk kanë munguar as kapsollat, flakadanët dhe tymueset të hedhura në drejtim të institucioneve.