Nuk ka dorëzuar mandatin, demokratët kanë një tjetër paralajmërim për deputeten e tyre

Ka ardhur paralajmërimi edhe për Rudina Hajdarin e cila ende nuk e ka dorëzuar mandatin. Ka qenë Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Gert Bogdani, ai që ka deklaruar në studion e A2CNN, se Rudina Hajdarin e pret një fat i ngjashëm me deputetin Myslim Murrizi.

Sipas tij nuk ka ndryshime midis Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit në këtë rast. “Besoj se standardet duhet të jenë të njëjta.  Nuk mund të bëjmë standarde të dyfishta, nuk ka ndryshime midis Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit në këtë rast”,tha Bogdani.