“Nuk ka ekip pa shkodran”, një shkodran i jep titullin kampion Partizanit

Futbollistët shkodranë nuk i kanë munguar asnjëherë ekipeve shqiptare. Një fenomen që ekziston prej vitesh dhe vijon të jetë i pranishëm edhe në vitet e fundit, edhe pse Vllaznia ndodhet në Kategorinë e Parë dhe nuk po kalon momente të bukura.

Pikërisht një shkodran i jep titullin kampion ekipit të Partizanit, pas 26 vitesh. Ka ndodhur kështu pasditën e sotme, teksa Partizani ka fituar me rezultatin 2 – 1 ndaj Tiranës, duke u shpallur kështu kampion i Kategorisë Superiore, 3 javë para fundit të kampionatit.

Të dy golat mbajnë vulën e Eraldo Cinarit. Sulmuesi shkodran shënoi dy herë në portën e bardhebluve, duke i dhënë një 3 pikësh që i jep titullin kampion të kuqve. Kujtojmë se Cinari u transferua në Kroaci në merkaton e verës, por për probleme të kartonit nuk u federua me ekipin e ri dhe u rikthye në Shqipëri duke firmosur me Partizanin. Tashmë, shpallet kampion me të kuqtë e kryeqytetit. /ShkodraNews

Lexo edhe: