“Nuk ka k*r.v.a në këtë botë”, Mustafa Nano paralajmëron shkodranët: Më prisni të shtunën

Gazetari Musatafa Nano reagon fort dhe sfidon për herë të parë pasi i dhane lajmin se i kane anuluar shfaqjen në teatrin “Migjeni”, në Shkodër. Shfaqja e titulluar “Nuk ka k*r.v.a në këtë botë”, ishte lajmëruar për qytetarët e Shkodrës në faqen zyrtare të Teatrit Migjeni, por më pas Muç Nanos iu komunikua nga drejtuesit e teatrit që shfaqja duhet të anulohej për shkak të reagimeve të qytetarëve.

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Nano e quajti të gjithin këtë si një veprim shumë ofendues dhe të pavend, duke këmbëngulur se reagimet kundër shfaqjes kanë ardhur nga një pakicë dhe jo masivisht nga qytetarët shkodranë.

muc nano

Madje Nano nga studio u bëri thirrje të gjithë shkodranëve që ta presin ditën e shtunë, sepse e ka ndarë mendjen mendjen për ta dhënë shfaqjen.

“Ajo që do ndodhi është që do priten ca bileta dhe njerëzit që presin biletat e dinë se ku do shkojnë, kë do kenë në skenë. Do më kenë mua, përgjithësisht mua më njohin se kam 20 vjet që vij vërdallë, e dinë se kush jam, e dinë se ku shkoj, e dinë se sa të madhe e kam pacipësinë fjala vjen. Kshq do vijnë burra dhe gra që kanë namuzin tim, dmth që nuk kanë namuz fare”.

Bieta: Pse nuk i sfidon?

“Tani po e mendoj për herë të parë. Edhe mund të shkoj. Shkodra më prisni, të shtunën në orën 6 në mbrëmje jam në Shkodër për të dhënë shfaqje”.

Bieta: Si do e zgjidhim cështjen e biletave? 

“Nuk shkoj për të fituar atje, unë këtë e bëj për qerjf, mund ta jap edhe shfaqjen falas. Ka njerëz që kanë prerë biletat por nuk i nxjerr të ardhurat e mia nga biletat”.