“Nuk ka kurajo të ma thotë hapur mesazhin e dashurisë”, Rama befason lezhjanët: Prapë do ta takoj por…

Teksa lideri i opozitës përbetohet nëpër takimet që bën së fundmi me qytetarët se nuk do të ketë më marrëveshje me Edi Ramën, ky i fundit ka ironizuar duke e quajtur këtë deklaratë dashurie.

Nga Lezha ku ishte në një takim me qytetarë në kuadër të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”, kryeministri tha se protesta që po thërret Lulzim Basha me thirrje për rrëzimin e tij është një mesazh dashurie.

“Prapë do ta takoj sa të bëjë një çik sikur nuk do. Atë ‘sikur’ s’do ai e ka me protesta, me çadra, revolucione, me përmbysje. Shkon nëpër Shqipëri dhe mbledh Franin me shoqërinë e tokave dhe thotë ‘hajdeni ta rrëzojmë’. ‘Ta rrëzojmë’ është mesazh dashurie, por nuk ka kurajo ta thotë hapur ku e ka hallin. Nuk është puna tek ai, se ai është artist. Por unë habitem me këta që vazhdojnë dhe kujtojnë se ai e ka seriozisht. Ai seriozisht ka vetëm atë që nuk thotë”, u shpreh Rama.