Nuk ka më sekret/ Vjosa Osmani rrëfen postet që kërkon

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për postin e saj që do ta ketë pas formimit të qeverisë mes LDK-së dhe VV’së. Ajo ka thënë se do të jepte më shumë kontribut si Kryetare e Kuvendit dhe ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Do të jepja më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit dhe në politikën e jashtme, megjithatë ende s’kemi diskutuar për këtë”, ka thënë Vjosa Osmani për “Opinion”.

Kujtojmë se kandidati për kryeministër që edhe i fitoi zgjedhjet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i kishte propozuar Osmanit pikërisht këtë post para zgjedhjeve. Por, LDK’ja vendosi të shkojë pa koalicion në zgjedhje.