Nuk ka qenë kurrë kështu/ Ash.përsohet ke.qazi Kodi Pe.nal, ja sa bu.rg ‘hani’ nëse…

Shumë shpejt pritet që të kemi një kod penal shumë herë më të ash.për. Ash.përsimi i Kodit Penal parashikon rritje të dë.nimeve për vepra penale të tilla si cenimi i sig.urisë ushqimore, cenimi i si.gurisë fizike të zyrtarëve apo funksionarëve publikë, apo dh.una për shkak të detyrës, ndotja e mjedisit, neglizhenca e mjekëve, e drejta e autorit apo dh.una ndaj kafshëve.

Me ndryshimet në kodin e ri Penal ash.përsohen dënimet për ata që godasin punonjësit në detyrë shtetërore.

“Go.ditja për shkak të detyrës”, me Kodin e vjetër Penal ishte me gjobë ose me bu.rgim deri në dy vjet, ndërsa Kodi i ri përjashton gjobën dhe përcakton dënimin me burg nga 1 deri në 3 vjet heqje lirie. Kur kjo vepër penale kryhet në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën, dënimi shkon nga 3 deri në 5 vjet burg. Ashpërsim ka pasur dhe neni për “Ar.mëmbajtjen pa leje” nga tre deri në shtatë vjet dënimi shkon nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Me ndryshimet e reja të kodit penal rrezikon 3 vite b.urg çdo person që bllokon rrugën fizikisht. Sipas ndryshimeve, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Ashpërsimi i këtij neni mendohet t’i japë zgjidhje edhe situatës në unazën e re ku prej muajsh banorët bllokojnë çdo pasdite rrugën në shenjë proteste kundër projektit të atij aksi.

Ndryshimet në Kodin Penal kanë një kapitull të veçantë për dhunën në aktivitete sportive, nisur kjo edhe nga situata e shëmtuar e krijuar në fushat e blerta sidomos gjatë Derbit të kryeqytetit.

Sipas kodit të ndryshuar penal goditja ndaj njerëzve të sportit dënohet me bu.rgim nga një deri në tre vjet, e në rast përsëritjeje deri në pesë vjet.

Bu.rg parashikohet edhe për ata që hedhin sende në fushë apo hyjnë brenda saj, deri në 5 vjet. Ashpërsime ka edhe në nenet që lidhen me sigurinë ushqimore ku dënimet variojnë nga 3 deri në 25 vjet.