Nuk kanë fund gafat e Valdrin Pjetrit, kandidati i PS për Bashkinë e Shkodrës bëhet gazi i botës në rrjet

Gafat e Valdrin Pjetrit per vizionin dhe programin elektoral per Shkodren nuk kane fund.

I ardhur me buje per t’iu dhuruar shkodraneve nje tjeter realitet politik, kandidati i vetem ne garen per bashkine me te madhe per veriun e vendit nuk rresht se surprizuari.

Bemat e tij dhe stafit qe i rri pas kraheve nuk kane fund dhe siç duket njohja me Shkodren eshte me shume se siperfaqesore. Kandidati Pjetri propozon se pari qe lumi Buna dhe liqeni i Shkodres te shpallen “Rezerva Biosfere”.

Dikush duhet ta informoje
Pjetrin dhe stafin e tij qe ashtu si me Ohrin dhe Prespen, kete vendim e merr UNESCO per te dhene statusin Rezerve Nderkufitare Biosfere. Keshtu ndodhi ne 2014 dhe perpara se ta prezantoje per Shkodren, Pjetri duhet te lexoje e te informohet. Gafa e dyte eshte ajo per menaxhimin e mbetjeve Urbane. Pjetri nuk e di qe Shkodra ka nje landfild dhe ai propozon sheshe per depozitimin e mbetjeve.

Ne ligjin shqiptar nje term i tille nuk egziston dhe mbi te gjitha mbetjet nuk mund te hidhen ne sheshe por ne landfilde qe kane teknologjine per perpunimin e tyre pa ndikuar ne mjedis. Ajo qe propozon ai eshte me shume se skandaloze dhe shkaterrimtare per mjedisin.

Gafa e trete reduktimi i shfrytezuesve te guroreve dhe shtreterve te lumenjve? Çfare nenkupton me kete Pjetri dhe stafi i tij kur ka nje ligj qe e ndalon rreptesisht kete gje pa patur nevoje te harxhoje ai boje per kete ne programin e tij!

Duket se gara surreale e 30 qershorit e ka nxitur Pjetrin te mbushe vetem faqe pa e patur seriozisht per Shkodren, por thjesht te beje statistika, por kete here me gafa te medha logjike, ligjore dhe ekonomike!